Detaje nga aksidenti tragjik me një të vdekur e 4 të plagosur në Divjakë

0

DIVJAKË- Dalin pamjet e para nga aksidenti i ndodhur mbrëmjen e sotme në Divjakë, ku një person humbi jetën dhe 4 të tjerë u lënduan. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:30 në aksin rrugor “Gradishtë-Spolat”, drejtuesi i mjetit Leonard Dushku duke drejtuar automjetin tip “Benz” ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë ka humbur jetën.

Siç duket edhe nga pamjet e aksidentit, ku mjeti është bërë “shoshë” dhe copëtuar nga impakti i përplasjes. Aq sa edhe drejtuesi i mjetit ka ndërruar jetën në vend. Nga ky aksident kanë mbetur të lënduar shtetasit

Xhaferr Sina 19 vjeç
Ramadan Deda 23 vjeç
Fjordi Caka 18 vjeç
Dorjan Daja 24 vjeç

Ata ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu