Detaje nga aksidenti tragjik/ U nisën për në punë, si vdiqën 2 vëllezërit shqiptarë në Itali. Njëri la gruan shtatzanë (Foto-galeri)

0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku dy vëllezër shqiptarë kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti tragjik.

Aksidenti ndodhi në zonën e Chessa-s. Të dy jetonin në Arcile, e më i vogli prej tyre kishte dy fëmijë dhe gruaja e tij ishte shtatzënë me një fëmijë të tretë.

Po ashtu dhe më i madhi kishte tre fëmijë. Sipas raportimeve, viktimat janë dy vëllezër, 37 dhe 44 vjeç.

Mediat italiane shkruajnë se aksidenti i dy automjeteve ka ndodhur pothuasje kokë më kokë.

Mësohet se në aksident përfshirë një person i tretë, një i ri shqiptar 28-vjeçar i cili mbeti i plagosur nga përplasja dhe u transferua në spitalin Misericordia.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu