Detaje nga asfiksimi i punonjësve në Fier/ 4 prej tyre kanë pësuar skuqje të lëkurës

0

Detaje të reja kanë dalë nga asfiksimi i punonjësve të fabrikës së kompanisë Jura në Fier, e cila merret me prodhimin e sistemit elektrik dhe të pjesëve automobilistike

Kater punonjese te Juras kane pesuar skuqje dhe acarim te lekures gjate procesit te punes dhe u derguan me urgjence ne spitalin e Fierit. Shkak dyshohet te jete bere nje reaksion mes kimikateve qe perdoren per pajisjet e makinave. Burime nga spitali thone se gjendja e punonjeseve eshte e qendrueshme dhe nuk ka rrezik per jeten e tyre. Fillimisht pasi kane pare koleget qe shfaqen probleme shendetesore punonjesit e fabrikes jane perfshire nga paniku por me sqarimin e gjendjes shendetesore te grave qe shkuan ne spital,  jane qetesuar edhe punonjesit e tjere.

Njoftimi i Policisë:

“Rreth orës 20:30, disa punonjëse të një kompanie për prodhimin e sistemit elektrik dhe të pjesëve automobilistike, kanë shfaqur probleme shëndetësore dhe kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

7 prej tyre kanë marrë ndihmën e parë në ambientet e kompanisë, dhe janë larguar në banesë, ndërsa njëra prej tyre vijon të marrë ndihmën mjekësore në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.”

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu