Detaje nga krimi në Dhërmi/ Pas vrasjes, dy punonjësit e hotelit i dogjën rrobat e Nevruzit dhe ndihmuan Shehun të mbështillte trupin me qese

0

DHËRMI – Janë zbardhur detaje të reja nga krimi i rëndë në Dhërmi, ku 43-vjeçari Gerlda Shehu vrau me armë zjarri recepsionistin në Dhërmi, Eraldo Nevruzi.

Trupi i viktimës u gjet paaraditen e sotme, në vendin e quajtur “Përroi i Gjipesë”, në zonën midis fshatrave Dhërmi dhe Vuno. Autori i ngjarjes është arrestuar ditën e djeshme, ndërsa sot janë bënë në pranga edhe dy bashkëpunëtorët e tij, punonjësit e hotelit “Greccia”, Daniel Qosja dhe David Larti.

Sipas dëshmisë së dy punonjësve në polici vrasja ka ndodhur pas një konflikti mes autorit dhe viktimës, ku pasi kanë dalë nga dhoma e stafit, Shehu e ka qëlluar Nevruzin me dy plumba tek shkallët e hotelit.

Pas vrasjes, Qosja dhe Larti i kanë hequr rrobat recepsionistit dhe ja kanë djegur në furrën e picave. Më pas, referuar dëshmisë së tyre, të detyruar pasi 43-vjeçari i ka kërcënuar se do t’i vriste, kanë ndihmuar Shehun, të mbështjelli trupin me qeset e mbeturinave dhe e kanë futur në makinë. Pasi ka hedhur trupin, autori është kthyer sërish në hotel ku ka marrë pasaportën dhe lekë që të largohej drejt Greqisë, ku dhe u arrestua në aeroport. Autori me dy bashkëpunëtorët e arrestuar kishin 5 vite që punonin në të njëjtin hotel me njëri tjetrin.

Nga hetimet e deritanishme thuhet se dy janë pistat paraprake të hetimit, një për konflikt banal të çastit dhe tjetra për njohje të mëparshme dhe përfshirje në aktivitete të paligjshme në Angli.

NJOFTIMI I POLICISË:

Himarë/Informacion shtesë

Në vijim të punës hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes kriminale të ndodhur në Dhërmi, pas zbardhjes së rrethanave, ndalimit në Greqi të autorit të dyshuar dhe arrestimit të 2 shtetasve që ndihmuan autorin për të fshehur kufomën, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, ka vijuar veprimet për gjetjen e trupit të shtetasit E. N.

Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, të Komisariat të Policisë Himarë dhe disa grupe të Delta Forcë, në drejtimin e Drejtorit të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, kanë vijuar kërkimet në një perimetër të gjerë.

Si rezultat i informacioneve të siguruara nga hetimi dhe i kërkimeve, shërbimet e Policisë kanë gjetur trupin e pajetë të shtetasit E. N., në vendin e quajtur “Përroi i Gjipesë”, në zonën midis fshatrave Dhërmi dhe Vuno.

Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje kriminale.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu