Detaje nga ngjarja në Liqenin e Thatë/ 38-vjeçarja ishte e ulur në vendin e pasagjerit, ishte vetëm në makinë…

0

Detaje të reja janë mësuar në lidhje me ngjarjen e ndodhur pak më parë në Liqenin e Thatë, në Tiranë.

Mësohet se 38-vjeçarja, e identifikuar si Erelina Xh., u gjet e vetme në automjet, me një plagë të shkaktuar me armë zjarri, që i kishte shkaktuar edhe vdekjen.

Ajo ishte e ulur në sendiljen e pasagjerit dhe paraprakisht dyshohet se i ka dhënë fund jetës.

Nuk dihet nëse arma e krimit u gjet pranë saj, teksa priten detaje të mëtejshme nga policia.