Gjashtë automjete janë përfshirë në një aksident automobilistik pa viktima pasditen e sotme, ngjarja ka ndodhur në rrugën “Dritan Hoxha”, në zonën e Laprakës, rreth orës 19:30.
Në njoftimin zyrtar, Policia e Tiranës bën me dije se kanë mbetur të plagosur tre persona, dy efektivë policie dhe një taksist.
Të tre kanë qenë në mjetet përkatëse që janë përfshirë në aksidentin e shumëfishtë.
Njoftimi i policisë Tiranë:
Rreth orës 19:30, në rrugën “Dritan Hoxha” në vendin e quajtur “Semafori i Laprakës”, janë përfshirë në përplasje 6 automjete.
Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar drejtuesi dhe pasagjeri në automjetin e policisë shtetasit E. Gj dhe E. J si dhe drejtuesi i automjetit taksi shtetasi A. M, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.