Detaje nga përplasja te Liqeni / Sherr masiv mes 7 personave brenda “zgarës”

0

Detaje të reja bëhen me dije nga ngjarja e raportuar pak më parë në afërsi të liqenit artificial në Tiranë.

Mësohet se sherri ka nisur brenda një restoranti, “zgarë”, mes të paktën shtatë personave të cilët janë goditur me grushte dhe sende të forta.

Motivet e konfliktit nuk dihen ende, ndërsa mbetet e paqartë nëse personi që mbeti i plagosur është qëlluar me armë zjarri apo me sende të forta.

Paraprakisht u raportua për të shtëna me armë zjarri dhe një të plagosur, megjithatë policia e Tiranës po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Gjithashtu kamerat në zonë mund të hedhin më shumë dritë mbi konfliktin.