Detaje nga plagosja në “Komunën e Parisit”: Polici e qëlloi 6 herë në këmbë drejtorin, i bëri dhe foto

0

Detaje të reja mësohen për plagosjen e ndodhur sot në “Komunën e Parisit” në Tiranë.

I plagosur ka qenë duke ecur në këmbë në afërsi të kompleksit ‘Kika2’, ndërsa është efektivi i policisë ka qenë me makinë.

Goxharaj sapo e ka parë Lorenc Kostën dhe ka ndaluar dhe e ka qëlluar disa herë në këmbë (policia gjeti 6 gëzhoja në vendngjarje) duke e lënë të plagosur.

Pas kësaj, ai i ka bërë foto të plagosurit, i cili ishte i shtrirë në trotuar dhe i mbuluar me gjak.

Autori Erjon Goxhara ka qenë me një automjet tip “Mitsubishi” dhe i veshur me një bluzë të kuqe në momentin kur ka kryer atentatin dhe pas krimit është larguar me shpejtësi në drejtim të paditur.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu