Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e ndodhur në Shkodër pak më parë, ku një person u plagos me armë zjarri.
Mësohet se një konflikt mes dy kushërinjve ka degraduar në përdorimin e armës, ku Gent Dushku ka qëlluar 17-vjeçarin Amarildon Gjergji duke e lënë të plagosur. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes, ndërsa ende nuk dihen motivet e ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 18:10, në vendin e quajtur “Harku i Berdicës”, shtetasi G. D., dyshohet se ka plagosur me armë zjarri një 17-vjeçar, banues në Bërdicë, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë janë vënë menjëherë në ndjekje të autorit.
Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.