Detaje nga lënda plasëse që është gjetur në një hotel në Durrës, i njohur si hotel i ish-kryebashkiakut, Vangjush Dakos.
Lënda shpërthyese ishte lidhur me një telefon celular, ndërsa policia ka kërkuar ndihmën e forcave xheniere nga Tirana për të kryer një shpërthim të kontrolluar.
Zona rreth hotelit është bllokuar dhe është evakuuar për sigurinë e banorëve dhe turistëve.
Lagjja 1, ku ndodhet hoteli, është një nga zonat më të vjetra dhe më të frekuentuara të Durrësit.





