MALIQ- Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Korçë-Pogradec. Mësohet se një makinë është përplasur me një motor pranë Maliqit. Nga aksidenti dyshohet se ka humbur jetën drejtuesi i motorit. Nuk dihen rrethanat e aksidentit, por në vendngjarje ka shkuar policia dhe grupi hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e aksidentit.
Njoftimi i Policisë:
Maliq/Informacion paraprak Më datë 05.09.2023, rreth orës 18:00, në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, pranë fshatit Zvirinë, Maliq, automjeti tip “Mitsubishi”, me drejtues shtetasin V. Xh., 51 vjeç, ka përplasur një motomjet tip “Nissan”, me drejtues shtetasin P. V., 73 vjeç, banues në fshatin Zvirinë, i cili për pasojë ka ndërruar jetë. Me drejtuesin e automjetit V. Xh., po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.