Detaje nga vrasja e dy politikanëve në Kosovë, i plagosur edhe vëllai i Astrit Ademajt

0

Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e dyfishtë në një lokal të Pejës, ku viktimat janë kandidati për kryetar të Pejës nga PDK, Astrit Ademaj dhe ish-kandidati nga po kjo parti për kryetar të Deçanit, Blerand Kadriaj.

Ngjarja ka ndodhur afër shkollës Ekonomike “Ali Hadri”, ku dyshohet se dy viktimat kanë sulmuar njëri tjetrin me armë zjarri dhe për pasojë kanë mbetur të vdekur.

I plagosur ka mbetur edhe vëllai i Astrit Ademaj, Avni Ademaj, ndërkohë që polciia po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu