Detaje nga vrasja e të riut në Has brenda në makinë/ Motra e viktimës goditi me shkop prindërit e autorit një ditë më parë

0

Zbardhen detaje nga vrasja me armë zjarri pasditen e kësaj të mërkure në Has. Viktimë mbeti Rushit Sallahi 34 vjeç i cili u qëllua teksa ndodhej në makinë, ndërsa autori i dyshuar i krimit Ylber Jaku 41 vjeç u arrestua nga policia.

Krimi ka ndodhur për motive pronësie, ndërsa një konflikt ka ndodhur edhe më herët mes palëve.

Çfarë ndodhi një ditë më parë?

Motra e viktimës goditi me shkop prindërit e autorit një ditë më parë.

Policia e arrestoi 21-vjeçaren, motrën e viktimës, por konflikti mbeti i hapur.

21-vjeçarja goditi prindërit e autorit të vrasjes, A. J., 65 vjeç dhe V. J., 60 vjeçe, ku babai mori mjekim dhe është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa gruaja V. J. vijon të jetë në kujdesin e mjekëve.

Sherri me sende të forta mes familjes Sallahu dhe Jaku ndodhi për motive pronësie.

“Në vijim të informacionit të dhënë dje, për një konflikt për motive pronësie në fshatin Pla, bëjmë me dije se në vijim të veprimeve hetimore për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Has arrestuan në flagrancë shtetasen: A. S., 21 vjeçe, banuese në fshatin Pla, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Plagosja e lehtë me dashje”.

Nga veprimet hetimore dyshohet se gjatë konfliktit për motive pronësie, kjo shtetase ka goditur me mjete të forta, shtetasit A. J., 65 vjeç dhe V. J., 60 vjeçe (bashkëshortë). Shtetasi A. J. mori mjekim dhe është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa shtetasja V. J. vijon të jetë në kujdesin e mjekëve. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme”, tha policia një ditë më parë.