Detaje nga VRASJA në Kosovë/ Pronari i furrës së bukës vret punonjësen me armë, më pas vetëvritet

0

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë në Kosovë me dy viktima.

Nga të dhënat e para dyshohet se pronari i një furre buke ka ekzekutuar me armë një punonjëse, ndërsa më pas ka vrarë veten.

Rrethanat në të cilat ka ndodhur ky krim i rëndë janë ende të paqarta.

Një ditë më parë, një 19-vjeçar u ekzekutua me armë nga një bashkëmoshatar.

Kujtojmë se fillimisht ka pasur raportim për të shtëna me armë zjarri.

Më pas, policia ka konfirmuar se dy persona kanë ndërruar jetë.