Detaje nga vrasja në Shkodër. Autorët dy persona me motor. Qëlluan disa herë. Babai identifikon djalin 19-vjeç

0

Erjon Xhenje raportohet se është i riu që ka mbetur i vdekur mbrëmjen e sotme në lagjen Kiras të Shkodrës. Ai është identifikuar nga një nga familjarët e tij, i cili është nxjerr jashtë lokalit nga efektivët e Policisë, në gjendje të rëndë emocionale.

Autorët janë të paidentifikuar dhe sipas dëshmitarëve, kanë qenë dy dhe janë afruar pranë lokalit ku ndodhi ngjarja me motor. Atentati vjen vetëm pak minuta pasi ka përfunduar ndeshja Vllaznia-Kastrioti në stadiumin e Shkodrës “Loro Boriçi”.

Vrasja ka ndodhur në ambientet e lokalit.

Në pjesën e rrugës ku kanë qëndruar autorët e armatosur, janë gjetur të paktën 10 gëshoja, çka tregon se 19 vjerçari është qëlluar me breshëri. Në bulevardin “Bujar Bishanaku” ka mbërritur dhe vetë kryepolici i Shkodrës, Hamdi Fjora.

Babai i të riut ka shkuar në ambientet e lokalit dhe i dërrmuar u ka konfirmuar policëve se viktima ishte djali i tij. Ai është shoqëruar me pas jashtë lokalit nga Policia dhe ka nxjerr telefonin, për të njoftuar bashkëshorten se djali i tyre kishte humbur jetën.

“Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorëve, të cilët janë larguar me një motoçikletë. Në lagjen “Guerrile” është gjetur nje motoçikletë duke u djegur dhe një armë zjarri pistoletë, që dyshohet se janë përdorur nga autorët”, njofton Policia e Shkodrës, ndërkohë që në kërkime është tashmë dhe FNSH-ja.

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 20:10, në bulevardin “Bujar Bishanaku”, në lagjen “Naim Gjylbegu”, në një lokal, në rrethana ende të paqarta, është vrarë me armë zjarri shtetasi E. Xh., 19 vjeç, banues në Shkodër. Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorëve, të cilët janë larguar me një motoçikletë.

Në lagjen “Guerrile” është gjetur nje motoçikletë duke u djegur dhe një armë zjarri pistoletë, që dyshohet se janë përdorur nga autorët. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

Shërbimet e Policisë Vendore dhe FNSH Shkodër vijojnë kontrollin e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu