Detaje/ Plagosja në Korçë, dyshohet se shenjestër ishte dikush tjetër

0

Detaje të reja janë bërë publike nga ngjarjë e mbrëmshmë në Korçë ku mbeti i plagosur një person.

Ndërkohë që autori i kësaj ngjarje akoma nuk është identifikuar.

Nga burime policore mësohet se autori është afruar në lokal dhe ka qëlluar në tokë, pa shënjestruar askënd.

Ndërsa i plagosuri Romeo Berberi është trembur duke u ngritur në këmbë. Sipas policisë, dyshohet se autori ka patur dikë tjetër në shënjestër, person i cili nuk dihet ende kush është. Romeo Berberi nuk është person me precedentë penalë.

Janë shoqëruar disa persona për të dhënë deklarime në polici.

Njoftimi i policisë:

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 18.09.2022, rreth orës 20:20, në Spitalin e Korçës është paraqitur i dëmtuar në këmbë, dyshohet me armë zjarri shtetasi R. B., rreth 53 vjeç, banues në Korçë, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Nga të dhënat e para dyshohet se ngjarja ka ndodhur në një lokal, në lagjen nr. 16, Korçë.

Nga ana e Policisë po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu