Të shtëna me armë zjarri në Korçë janë regjistruar paraditen e sotme.
Ngjarja ndodhi në lagjen 15 të qytetit.
Një person ka qëlluar me armë zjarri, nga raportimet e para nuk ka njerëz të plagosur.
Bëhet me dije nga burimet për media se policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave.
Policia ka rrethuar të gjithë zonën, pritet të dorëzohet shtetasi që ka qëlluar.
Sipas informacioneve aktualisht është mbyllur në banesë.
Deri më tani nuk dihet idenititeti i personit që qëlloi me armë.