Detaje të reja/ Babë e bir tregtonin drogë në formë çokollate, nga jashtë në Shqipëri

0

Detaje të reja në lidhje me 2 operacionet e Policisë “çokollata” dhe “tujan” të zhvilluara një ditë më parë nga Policia e Tiranës.

Dyshohet se 48.5 kg e drogës në formë çokollate të sekuestruara ndaj shtetasit Sami Qordja dhe djalit të tij, vinte nga jashtë Shqipërisë dhe më pas shitej në vendin tonë. Policia po punon për zbulimin e bashkëpunëtoreve të babë e bir.

Grupet kriminale kishin kohë që vepronin në Tiranë, ndërkohë që hetimet pritet të nxjerrin dhe nëse kishin lidhje me grupe të tjera në kryeqytet.