Detaje të reja nga atentati në “Don Bosko”, vëllai i viktimës në gjendje të rëndë, dyshohet për vrasës me pagesë

0

Me kërkesë të familjarëve të tij, Blerim Çela vëllai i viktimës Erion Çela është dërguar në një spital privat pasi ndodhej në gjendje të rëndë.

Në situatë delikate ndodhet edhe Edmond Crroj i cili i është nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjilale. Ndërkohë gjendja shëndetësore e Arben Danit dhe Azbi Selmanajt, , është e stabilizuar dhe ndodhen janë jashtë rrezikut për jetën.

Burime i thanë Fax News se dyshihet aë atentatorët e ngjarjes së mbrëmshme në “Don Bosko” të kenë qenë me pagesë. Kur ende nuk ka asnjë gjurmë të tyre ka dyshime se janë larguar drejt zonës së Fushë-Krujës, zonë nga e cila të jenë edhe autorët. Të njëjtat burime pohuan se shënjestër e atentatit të ketë qenë pikërisht Edmond (Adriatik) Crroj, person i proceduar disa kohë më parë në shtetin italian për dy vepra penale.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu