Detaje të reja nga krimi në Patos/ I riu masakron me thikë nënën e tij, 50-vjeçarja ka marrë plagë në qafë, bark dhe… (EMRAT)

0

Dalin detaje të reja nga ngjarja e rëndë që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Dukas të Patosit.

Shtetasi Klaudio Çobaj pas një sherri verbal në mënyrë të pabesueshme ka masakruar me thikë nënën e tij Donika Çobaj. Burimet e “InfowebTv” bëjnë me dije se gruaja 50-vjeçare ka marrë goditje të shumta me thikë duke i shkaktuar plagë në qafë, bark dhe këmbët.

E lënduara ka mbërritur në spital në gjendje të rëndë, ndërsa policia po punon për të arrestuar autorin e kësaj ngjarje të rëndë.

Çfarë njofton policia?

“Sot, rreth orës 09:00, në Dukas, Patos, në banesën e tij, shtetasi K. Ç., 30 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (thikë), nënën e tij, shtetasen D. Ç., 50 vjeçe, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e 30-vjeçarit”


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu