Detaje të reja nga rënia e avionit në Vermosh, trafikimi i drogës një nga pistat e hetimit

0

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga rënia e avionit në Vermosh.

Mësohet se materialet tashmë i kanë kaluar zyrtarisht prokurorisë dhe çështja është regjistruar për “Cënim i hapsirës ajrore”, dhe kalim i paligjshëm i kufirit”.

Gjithashtu nuk përjashtohet as pista e trafikut të drogës. Në zonën ku ra avioni, policia nuk ka gjetur asnjë parcelë drogë, ndërkohë, mësohet se disa kohë më parë në zonën e Vermoshit janë asgjesuar disa parcela me kanabis.

Gjithashtu sipas burimeve puna mes policise dhe prokurorisë vijon per identifikimin e personave që jane te perfshirë.

Edhe pse ska emra konkret, kjo ngjarje eshte drejt zbardhjes, e ne vijim mund te kete edhe arrestime.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu