Detaje të rënda nga ngjarja në Maliq, flet nëna e 16-vjeçares

0

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Maliq, ku rezultoi se dy persona kanë abuzuar seksualisht me një 16-vjeçare. Policia e Korçës ka dalë më një njoftim zyrtar lidhur me këtë ngjarje ku thuhet se e mitura dyshohet se shfrytëzohej për prositucion.

Policia e Maliqit ka arrestuar një 41-vjeçar dhe një 26-vjeçar të cilët dyshohet se prej disa muajsh abuzonin seksualisht me të miturën.

Sipas informacioneve është mësuar se vajza që në moshën 12-vjeçare prostituohej. Ka qenë vajza që ka pranuar pranë uniformave blu këtë ngjarje, pas denoncimit që bëri nëna e saj në komisariat.

Dy të arrestuarit, Marsel Baci dhe Selam Hyka ndodhen në drejtorinë vendore të policisë së Korçës, ndërsa vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe nëse ka persona të tjerë të përfshirë.

Flet nëna e 16 vjeçares: Më tha një grua në fshat që iku me motor. Ajo nuk më tregonte se i ka thënë ai mos trego. E ka kërcënuar. Më tha vajza që do mbytem, i thashë çfarë bëre ti që të mbytesh. E gënjente ai, unë e çoja në shkollë ai e merrte me motor.

E pashë që vinte këtej lart dhe i thashë mos hajde më. Më tha që më ngacmonte gjithmonë. Vinin e këta nga Podgoria me motor. S’kam njeri tjetër, jetoj vetëm me mamanë. Vajza është në Tiranë, do vazhdojë shkollën atje. Do ta çonin te doktoresha.”


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu