Detaje të rënda nga ngjarja në Tiranë, prindërit kishin dijeni për abuzimin e vajzës nga mjeku

0

Personi që shihni në foto është Dervish Hasi, me profesion mjek kardiokirurg, i arrestuar nga policia e Tiranës pasi dyshohet se ka shfrytëzuar një vajzë të mitur, 16-vjeçe për prostitucion.

42-vjeçari është vënë në pranga pas informacioneve të siguruara në rrugë operative si dhe mbajtjes në vëzhgim të tij prej disa ditësh nga ku ka rezultuar se e mitura është shfrytëzuar prej tij për prostitucion për një periudhë 2-vjeçare.

Pas arrestimit të mjekut 42-vjeçar uniformat blu i ka sekuestruar edhe celularin ku në të janë gjetur filmime me përmbajtje erotike të 3 bashkëjetueseve të Dervish Hasit, por edhe të vajzës 16-vjeçare.

Ndërkohë, sipas disa mediave, prindërit e vajzës kanë qenë në dijeni të këtij skandali, madje ata me dëshirën e tyre ia kishin dhënë vajzën mjekut, me pretendimin se ai do të martohej me të, dhe se ajo do të ishte gruaja e tij e katërt.

16-vjeçarja shkonte tre deri katër herë në muaj në banesën e mjekut ku kryente orgji me të dhe tre gratë e tjera.

Gjatë aktit njëra nga gratë filmonte dhe më pas video shpërndahej në chatin e përbashkët që kishte mjeku dhe tre gratë e tjera të tij.

Dervish Hasi nuk është një person i panjohur për policinë. Në vitin 2019, makinës së tij iu vu një sasi eksplozivi, ndërsa vetëm dy vite më vonë emri i tij doli në një hetim të SPAK lidhur me një grup që trafikonte armë dhe municione luftarake i zbërthyer nga bashkëpunëtori i drejtësisë, Enver Jamaku.

Pavarësisht se ky i fundit implikoi Hasin si një nga personat që kishte kthyer banesën e tij në vend për mbajtjen e armëve dhe municioneve, këto akuza nuk provuan.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu