Detaje tronditëse rreth vrasjes së çiftit shqiptar Shpëtim dhe Teuta Pasho në Itali

0

 

Trupat e pajetë u gjetën në tre valixhe pranë burgut ku djali vuante dënimin për drogë (Telefonata anonime që alarmoi të bijën 5 vite më parë).

Hetuesit kanë zbuluar detaje të reja për trupat e pajetë të çiftit shqiptar, Shpëtim dhe Teuta Pasho, të cilët u gjetën 5 vite pasi u shpallën të humbur. (Lexo ketu) Ishte vajza e çiftit, Dorina që ngriti alarmin për zhdukjen e tyre në një emision televiziv në Rai 3 pas telefonatës me të ëmën ku i thoshte se nuk do i përgjigjej më.

Një tjetër detaj që duket se nuk u ka shpëtuar hetuesve ka të bëjë me djalin e çiftit. Në kohën e zhdukjes së tyre ai u arrestua për vepra të drogës në burgun Sollicciano, pranë të cilit u gjetën trupat e copëtuar të çiftit në tre valixhe. Shpëtimi dhe Teuta Pasho jetonin në Shqipëri dhe shkonin shpesh në Toskanë, ku jetonin fëmijët e tyre.

Më 4 tetor 2015 ata arritën në Itali ku kaluan një muaj. Që nga 2 nëntori 2015, kur vajza mori telefonatën nga një numër anonim në të cilin nëna e saj i tha se nuk donte t’i përgjigjej askujt, u zhdukën të gjitha gjurmët.

Eshtrat njerëzore ishin mbështjellë brenda valixheve me celofan dhe najloni, të lidhura me shirit ngjitës. Kërkimet vazhdojnë për të mësuar detaje të reja për ngjarjen.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu