Detajet e reja/ Kush është noteri i njohur i qytetit që hajdutët me maska dhe armë e lidhën dhe i morë 20 mln lekë dhe dy çelësa makinash

0

Dalin detaje të reja nga grabitja në Sarandë.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.4 të qytetit bregdetar, ku persona të armatosur me kallashnikov kanë hyrë në një apartament të noterit të njohur Thoma Kaçi, 63 vjeç.

Maskat kanë lidhur familjarët dhe kanë arritur të marrin 20 milionë lekë të vjetra.

Informacion paraprak:

Sot, rreth orës 08:10, në sallën operative Sarandë, ka telefonuar T. K., banues në lagjen nr.4, Sarandë, për të njoftuar se dy persona ende të paidentifikuar, i kishin hyrë me dhunë në banesë dhe i kishin vjedhur një shumë parash dhe dy çelësa automjetesh.

Pronari i banesës nuk ka pësuar dëmtime dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore. Policia ka shkuar në vendngjarje, ka rrethuar zonën dhe vijon krehjen e saj, me qëllim kapjen e autorëve. Po hetohen rrethanat e ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu