Detajet e reja/ Kush ishte ish-minatori që u gjet i varur brenda tunelit të hekurudhës në Librazhd? (Emri)

0

Një person është gjetur i pajetë mbrëmjen e sotme në një tunel pranë Librazhdit. Viktima është Hasan Bici, ish-minator i cili dyshohet t’i ketë dhënë fund jetës në tunelin e hekurudhës, në kilometrin 102 e 600 në dalje të Librazhdit.

I ndjeri u zbulua nga disa kalimtarë pranë fshatit Dragostunjë, 2 km larg qytetit të Librazhdit.

Policia po heton për të zbardhur ngjarjen dhe sipas burimeve zyrtare paraprakisht mendohet për një rast vetëvrasje.

Nuk përjashtohen as pistat e tjera për vdekjen e mistershme, ndërsa pritet që tashmë hetimet për ngjarjen e rëndë t’i marrë në dorë policia.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu