Detajet e reja/ Vrasja e Caroline, hetuesit zbulojnë kujt i përket zëri që kërcënonte psikologen

0

Autoritetet në Greqi kanë prova të forta për të besuar se Babis Anagnostopoulos ka pasur bashkëpunëtor në vrasjen e gruas së tij Caroline Crouch në shtëpinë e tyre në muajin maj. Policia ka analizuar të gjitha të dhënat dhe dëshmitë e dhëna nga psikologia e 20-vjeçares.

Sipas medias greke “Spirto”, tashmë policia ka në dorë emrin e personit që kërcënoi me telefon psikologen që të mos fliste për krizën që kishte pasur çifti.

Mylonopoulou, në dëshminë e saj rreth një muaj më parë, iu referua tre telefonatave kërcënuese që ajo mori nga një person i panjohur në datat 21-25 maj, kur në media dolën lajme mbi rrëfimet e saj në lidhje me seancat që kishte pasur me ta.

Carolina u gjet e vdekur në shtëpinë ku jetonte me bashkëshortin dhe fillimisht ky i fundit tha se gjithçka ndodhi pasi çifti u sulmua nga disa grabitës që u futën në banesë. Prokurorët dyshuan që në fillim dhe vijuan hetimet duke nxjerrë prova, të cilat konfirmonin se vrasjen e kishte kryer pikërisht bashkëshorti.

Ata e arrestuan Babisin si të dyshuarin kryesor për vrasjen, ndërsa i riu pranoi para policëve se kishte qenë ai në të vërtetë personi që vrau bashkëshorten.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu