Detajet rrëqethëse/ E qëlloi 31 herë me thikë, 28-vjeçarja në Fier ishte 6-javëshe shtatzënë

0

Detajet rrëqethëse/ E qëlloi 31 herë me thikë, 28-vjeçarja në Fier ishte 6-javëshe shtatzënë

Zbardhen detaje tronditëse nga vrasja e 28-vjeçares Irvana Medinaj (Hyka) nga bashkëshorti i saj, mbrëmjen e kaluar në Fier.28-vjeçarja ishte 6 javë shtatzënë, ndërsa është goditur me thikë në të gjithë trupin nga bashkëshorti 29-vjeçar Demokrat Medinaj. Krimi tragjik ka ndodhur në sy të dy fëmijëve të mitur të çiftit 6 dhe 4 vjeç.Xhaxhai i viktimës është shprehur se çifti nuk ka pasur konflikte me njëri-tjetrin. Ata ishin martuar me mblesëri dhe jetonin në lagjen “Sheq i madh”, në qytetin e Fierit.Dy të rinjtë kanë debatuar me njëri-tjetrin, dhe më pas bashkëshorti e ka qëlluar 31 herë me thikë të renë. Menjëherë pas krimit autori i ngjarjes është larguar nga banesa dhe nuk është kapur ende nga policia.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu