Dhimbje e madhe dhe trishtim! 46 të djegurit në autobuz në Bullgari ishin shqiptarë të Maqedonisë së Veriut

0

Një lajm, sa i dhimbshëm dhe tragjik. 46 të djegurit në autobuzin që udhëtonte nga Stambolli drejt Shkupit ishin shqiptarë të Maqedonisë së Veriut. Mes tyre 12 fëmijë.

Nikolay Nikolov, një zyrtar i Ministrisë së Brendshme bullgare, tha se tragjedia që ndodhi në orën 02:00, një pjesë e autostradës pranë fshatit Bosnek, rreth 40 kilometra në jug të kryeqytetit Sofje

7 të mbijetuarit kërcyen nga autobusi për t’ju shpëtuar flakëve megjithëse morën plagë duke u dërguar menjëherë në spital.

Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit fatal. Z. Nikolov dhe vendi i aksidentit është rrethuar nga policia.

Për ngjarjen ka reaguar Ministrja e Punëve të Jashtme Olta Xhaçka.

Ja postimi i saj në Facebook:

Dhimbje e madh për 45 jetët e humbura të shqiptarëve nga Maqedonia e Veriut gjatë aksidentit tragjik në Bullgari. Ngushëllimet më të sinqerta familjeve të viktimave dhe shërim të shpejtë të plagosurve. Shqipëriaështë pranë Maqedonisë së Veriut dhe popullit të saj në këtë moment të vështirë!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu