Dhuna e policisë ndaj qytetarëve që protestuan kundër rritjes së çmimeve, LSI thirrje Prokurorisë së Përgjithshme të nisë hetimet ( KËRKESA)

0

Lëvizja Socialiste për Integrim i ka dërguar një shkresë Prokurorisë së Përgjithshme për të nisur hetimet në lidhje me dhunën e uniformave blu ndaj qytetarëve që protestuan kundër rritjes së çmimeve.

Sipas LSI, policia e Shtetit ka shkelur ligjin dhe ka diskriminuar qytetarët.

“Siç është bërë publike në median vizive, elektronike, television të gjithë jemi bërë dëshmitarë këto ditët e fundit, Shqipëria është përfshirë nga një valë protestash masive ku qytetarë, bujq, fermerë, student, aktivistë të shoqërisë civile, familjarë, akademikë protestojnë kundër rritjes së çmimeve, keqqeverisjes, shpërdorimit të autoritetit public (…)

Ashtu si media e ka transmetuar të gjithë jemi bërë dëshmitarë se si punonjës të caktuar dhe drejtues të policisë së shtetit, kanë urdhëruar e vepruar me forcë dhe në mënyrë shproporcionale ndaj qytetarëve, grave, fëmijëve duke kryer trajtime fizike publikisht deri në nivelin e torturës apo duke i keqtrajtuar ato gjatë shoqërimit”, thuhet në letrën e LSI.

Rikujtojmë se me dhjetëra qytetarë u arrestuan nga policia e Shtetit, në Tiranë dhe qytete të tjera, ku u protestua kundër rritjes së çmimeve.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu