Në pranga ka përfunduar një 53-vjeçar pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj një personi tjetër.
Dhunë dhe kanosje, arrestohen 6 persona në Tiranë
Policia Tirane
TIRANË- Gjashtë persona janë arrestuar në kryeqytet pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale. Në pranga ka përfunduar një 53-vjeçar pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj një personi tjetër. Po ashtu, është ndaluar një 35-vjeçar i cili dyshohet se ka kanosur me fjalë një person tjetër. Arrestimet e tjera janë kryer pasi të ndaluarit u kapën pa leje drejtimi e të tjerë në gjendje të dehur në timon.
NJOFTIMI I POLICISË:
Vihen në pranga 6 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Z. H., 53 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj shtetasit S. K. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 kanë referuar materialet në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e shtetasit F. D., 35 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka kanosur me fjalë shtetasin A. D. Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: – M. V., 35 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin, pa leje drejtimi; – I. Zh., 21 vjeç, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi; – Sh. Z., 46 vjeç, S. H., 53 vjeç, E. F., 43 vjeçe, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse, në gjendje të dehur. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.