Dhunë dhë kërcënime në shtëpinë e Big Brother/ Ja ultimatumi i Zarfit të Zi

0

Një zarf i zi hyri në shtëpi, për dhunën e përdorur në shtëpi si dhe për situatën e agravuar mes Luizit dhe Kiarës.

“Ky është një komunikim zyratar, disa prej jush kanë thyer rregullat, duke bllokuar fizikisht lojtarin në kuadër të lojës.

Kjo lojë nuk luhet kështu, nëse ju nuk e ndaloni, atëherë ju do të eleminoheni kategorikisht.

Që nga ky moment askush nuk mund të thyejë më rregullat. Askush nuk mund të shkelë më të drejtat e njeriut. Ky është ultimatum final. Ky është paralajmërimi i fundit i Big Brother për çdo banor.”, thuhej në zarfin e zi.

KUJTESË! ÇFARË NDODHI GJATË JAVËS?

Vëllai i Madh i dha një mision Ermionës gjatë javës. Ajo duhet të bindte vajzat që të mos kishin fare komunikim me djemtë dhe nëse do arrinte ta bëntë një gjë të tillë, ajo do surprizohej nga vajza e saj.

Ajo u tha vajzave se nëse ato do rezistonin duke mos u kominikuar djemëve, do kishin një avantazh në lojë.

Në fakt, avantazhi ishte vetëm për Ermionën, por ajo e tha këtë, si një mënyrë që vajzat të përqëndroheshin në lojë, pasi vetëm në atë mënyrë mund të takonte vajzën e saj.

Ndonëse misioni nisi si një lojë në fillim dhe u shoqërua me batuta të shumta dhe të qeshura pafund, në fakt nuk përfundoi ashtu.

Djemtë e kuptuan që vajzat kishin si mision të mos flisnin fare me to. Ishte Luizi ai i cili bllokoi në lavamanin e tualetit Kiarën, duke mos i dhënë kësaj të fundit fare hapësirë për të lëvizur.

Kiara u shpreh se po i merrej fryma dhe kërkoi nga Luizi që ai ta linte të kalonte, por ai nuk e bëri një gjë të tillë. Për më tepër, edhe kur Kiara nisi të qante pasi kishte probleme me frymëmarrjen, ai vijoi ta mbante atë të bllokuar.

Kjo situatë u kthye në “kaos” në shtëpi dhe krijoi debate dhe përplasje të forta mes Kiarës dhe Luizit, por jo vetëm.

Ky është një komunikim zyratar, disa prej jush kanë thyer rregullat, duke bllokuar fizikisht lojtarin në kuadër të lojës.

Kjo lojë nuk luhet kështu, nëse ju nuk e ndaloni, atëherë ju do të eleminoheni kategorikisht.

Ky është paralajmërimi i fundit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu