Dhunë ndaj familjarëve dhe kanosje ndaj ish-bashkëshortes, tre të arrestuar në Fier

0

Policia e Fierit ka vënë në pranga dy persona të dyshuar për dhunë. Një 35 vjeccar është arrestuar pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij. Ndërkohë në fshatin Visokë është arrestuar një 53 vjeccar pasi ka ushtruar dhunë ndaj kushëririt të tij. Në Lushnje një 66 vjeccar është vënë në pranga pasi ka kanosur ish- bashkëshorten e tij, e cila kishte urdhër mbrojtjeje.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier:

Arrestuan në flagrancë shtetasin J. B., 35 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mallakastër arrestuan në flagrancë shtetasin F. Xh., 53 vjeç, banues në fshatin Visokë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj kushëririt të tij.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë:

Arrestuan në flagrancë shtetasin K. M., 66 vjeç, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se ka kanosur ish-bashkëshorten e tij, e cila ishte e pajisur me urdhër mbrojtjeje. Ky shtetas u kap në flagrancë, duke drejtuar motomjetin, në gjendje të dehur”