Dhunimi i anëtarit të LGBTI, reagon Komisioneri për Mbrojtjen ndaj Diskriminimit

0

Komisioneri për Mbrojtjten nga Diskriminimi ka dënuar ngjarjen e mbrëmshme në Tiranë, ku u dhunua një anëtar i komunitetit LGBTI, për shkak të orientimit seksual.

Komisioneri Gajda i kërkon me ngulm Policisë së Tiranës dhe Prokurorisë së Tiranës të zbardhin sa më shpejt ngjarjen, duke vënë para përgjegjësisë ligjore autor/ët.

Reagimi i plote:

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi dënon me ashpërsi ngjarjen e mbrëmshme në Tiranë, ku u dhunua një anëtar i komunitetit LGBTI, për shkak të orientimit seksual.

Komisioneri Gajda i kërkon me ngulm Policisë së Tiranës dhe Prokurorisë së Tiranës të zbardhin sa më shpejt ngjarjen, duke vënë para përgjegjësisë ligjore autor/ët.

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi vlerëson të papranueshme aktet e agresionit verbal, fizik apo psikologjik ndaj komunitetit LGBTI në Shqipëri.

Shqetesimi lidhet edhe me gjuhën e urrejtjes të përdorur gjerësisht ditët e fundit kundrejt komunitetit LGBTI, si dhe pasojat e saj të cilat pashmangshmërisht sjellin krime urrejtje.

Askush nuk duhet të denigrohet, fyhet, përçmohet apo dhunohet për atë çka është.Të drejtat e njeriut garantojnë dinjitet të barabartë për të gjithë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu