Një rast i rëndë ka tronditur shqiptarët e Kosovës dhe Shqipërisë ditën e sotme pas publikimit të një video-je ku një e moshuar dhunohej nga punonjëset e një qendre për të moshuarit në Pejë.
Aurona Pelaj është infermierja që ka dhunuar në mënyrë mizore të moshuarën, e cila sipas familjarëve vuan nga Alzheimer. Në media së fundmi është mësuar se dy infermieret që janë ndaluar pasi kanë filmuar dhe nuk kanë parandaluar ngjarjen e rëndë janë Altina Rexhepi dhe Remzie Kuqi.
Policia e Pejës ka njoftuar se punonjëset e shtëpisë së të moshuarve “Orenda” janë arrestuar në lidhje me rastin e sulmit fizik ndaj të moshuarës në Pejë, teksa nga Prokuroria kanë bërë të ditur se tri të dyshuarat janë ndaluar për 48 orë.