Dhunimi i të moshuarës tërheq vëmendjen e aktores së njohur spanjolle: A është kjo bota ku duam të jetojmë?

0

Ngjarja e rëndë që ndodhi pak ditë më parë në Pejë, ku një infermiere dhunonte një të moshuar në një shtëpi të moshuarish, ka tronditur opinionin publik. Videoja, e cila është bërë virale në rrjet, duke nxitur reagime të ashpra. Të shumtë kanë qenë edhe personazhet e njohur që kanë reaguar.

Megjithatë, përpos artistëve shqiptar, kjo ngjarje ka tërhequr dhe vëmendjen e aktores spanjolle, Clara Galle. Ajo ka ndarë në Instagramin e saj ku ndiqet nga më shumë se 3 milion persona një postim me disa foto të të moshuarës së dhunuar. “Kjo është bota në të cilën duam të jetojmë?”, shkruan ajo.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu