Dhunohet drejtori i Postës Shqiptare në Lezhë. Mister shkaqet

0

Drejtori i filialit të Postës Shqiptare në Lezhë, Pjerin Çuku, është dhunuar.

Çuku është dërguar në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa nuk dihet ende gjendja e tij.

Lezhë / Informacion paraprak

Sot, më datë 26.12.2022, rreth orës 16:35, në lagjen “Gurra”, Lezhë, dy persona janë konfliktuar me grushte me shtetasin P. Ç., 42 vjeç, banues në Lezhë, me detyrë drejtor i Postës Shqiptare, dega Lezhë dhe më pas janë larguar me vrap.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e motiveve të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.



PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu