TIRANË– Dy persona T. N., 62 vjeç dhe A. Z., 50 vjeç janë proceduar penalisht pasi akuzohen se kanë dhunuar dhe kanë penguar në ushtrimin e detyrës një gazetare me incialet B. D., 24 vjeçe. Kjo e fundit, sipas njoftimit të policisë kishte shkuar për të filmuar në një objekt për të cilin dy të proceduarit kishin një konflikt pronësie me një person tjetër.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 proceduan penalisht shtetasit T. N., 62 vjeç dhe A. Z., 50 vjeç, pasi në rrugën “Hoxha Tahsim”, kanë goditur dhe kanë penguar për ushtrimin e detyrës, shtetasen B. D., 24 vjeçe, me detyrë gazetare, e cila kishte shkuar për të filmuar në një objekt ku shtetasi T. N., dhe A. Z., kishin një konflikt pronësie me një person tjetër.