Dhunohet mësuesi i edukimit fizik, detajet e para!

0

Dhunohet një mësues i edukimit fizik në Tepelenë. K.L është dhunuar nga disa përsona ende të paidentifikuar pa minuta më parë pak minuta më parë ende në rrethana të paqarta.

Arsimtari i shkollës 9-vjeçare të qytetit është shoqëruar në spitalin e Gjirokastrës për ndërhyeje kirurgjikale nga familjarët, të cilët po ashtu kanë njoftuar policinë.

Sipas informacioneve të para të siguruara nga Abcneës.al, arsimtari është thirrur nga tre persona të cilët kanë dashur ta sqarojnë për një bisedë me të dhe më pa e kanë dhunuar në mënyrë barbare.

Plagët e marra në trup janë përqendruar kryesisht në kokë, fytyrë dhe pjesën abdominale.

Ai është jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që policia është vënë në kërkim të autorëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu