Dhunohet në sy të gruas me sende të forta dhe qytë pistolete në kokë kreu i AKU Shkodër

0

SHKODËR- Drejtori i AKU Shkodër Ramir Haderi është dhunuar nga disa persona ende të paidentifikuar në lagjen Rus në qytetin e Shkodrës. Bëhet me dije, se Haderi është goditur me sende të forta në kokë dhe qyte pistolete duke i shkaktuar dëme të konsiderueshme.

Dhunimi i drejtorit Haderi dyshohet për shkak të detyrës si drejtor i AKU Shkodër. Ai po ecte me bashkëshorten e tij në këmbë kur persona ende të paidentifikuar i janë afruar dhe e kanë goditur. Ndërkohë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë dhe priten detaje të tjera në vijim.

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 21:30, në Spitalin Rajonal Shkodër është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi R. H., me detyrë drejtor i AKU-së Shkodër, i cili ka deklaruar se në lagjen “Fahri Ramadani” është goditur me sende të forta nga një shtetas ende i paidentifikuar.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit.