TIRANË- Një punonjëse e OSHEE është dhunuar fizikisht nga një person.
Ngjarja ka ndodhur tek një biznes lokal në zonën pranë Inxhinierisë së Ndërtimit në Tiranë.
37-vjeçarja sipas të dhënave paraprake ka qenë në detyrë teksa kryente matje tek një sahat në një biznese kur ndaj saj është ushtruar dhunë.
Policia po punon për kapjen e autorit të kësaj ngjarje në rrugën “Artan Lenja”. Bëhet fjalë për 38-vjeçarin Spartak Cara.
Ndërkohë 37-vjeçarja vijon të marrë ndihmë mjekësore si pasojë e plagëve që ka marrë nga dhuna.