Dhunoi 21-vjeçaren në palestër dhe më pas u kap me drogë, lihet në burg 48-vjeçari shqiptar

0

ITALI- Edmond Xhafa është lënë në burg pasi ditën e djeshme doli në seancën dëgjimore në Porta Nuova të Italisë ku disa ditë më parë rrahu një 21-vjeçare në palestër dhe më pas u kap me drogë.

Sipas mediave vendase, 48-vjeçari shqiptar dy ditë pas denoncimit të pronares së palestrës, e cila publikoi dhe pamjet e dhunës, u kap me drogë, armë pa leje dhe municione, si dhe marrjen e mallrave të vjedhura dhe veprat kundër dopingut. Me të, të martën e kaluar, gjatë një blici nga karabinierët, në pranga përfundoi edhe shoku i tij Fabrizio Zaramelli, 53 vjeç.

Dje të dy janë marrë në pyetje nga gjyqtari hetues Nicola Colantonio. Shqiptari i mbrojtur nga avokati Giuseppe Piserchia ka shfrytëzuar të drejtën për të mos u përgjigjur ndërsa Zaramelli i ndihmuar nga avokati Paolo Zaccardi përsëriti atë që i kishte thënë menjëherë karabinierëve, se 160 gram kokainë, arma me 58 fishekë dhe anabolikët e gjetur në shtëpinë e tij teksa stërvitej me Xhafën, nuk janë të tijat.

“Unë. nuk kam asnjë lidhje me këtë histori”.-tha ai.

Nga hetimet rezultoi se armët dhe plumbat ishin vjedhur në vitin 2019 nga një shtëpi në Francavilla. Në përfundim të marrjes në pyetje, gjyqtari vërtetoi arrestimet për shkak të rrezikut të përsëritjes së krimeve. Avokatët e tyre tani do të shqyrtojnë nëse do të paraqesin një kërkesë në gjykatën e rishikimit.

Në një video të publikuar nga pronarja e një palestre në Porta Nova Xhafa shihet teksa godet dhunshëm një 21-vjeçare e cila po stërvitej aty. Vajza, edhe pse ka marrë disa lëndime, nuk ka bërë denoncim në polici por ka qenë pronarja e palestrës e cila ka denoncuar Xhafën, ende nuk dihen motivet e dhunës ndaj së resë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu