Njoftimi i Policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë kapën dhe ndaluan shtetasin Xh. J., 27 vjeç, banues në Lushnjë, i cili ishte shpallur në kërkim pasi ka goditur me sende të forta, për motive të dobëta, një shtetas tjetër. Gjatë kontrollit fizik, 27-vjeçarit iu gjetën me vete 1 thikë dhe 1 dorezë grushti metalike, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.