Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Dhunës në Familje dhe në Ndërtesa, në Shkodër, kanë arrestuar shtetasin P. V., 72-vjeç, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj kunatës së tij, shtetases R. V., 59-vjeçe, në ambientet e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër.
Këta shtetas ishin në seancë gjyqësore për caktimin e urdhrit të mbrojtjes për shtetasen R. V. nga shtetasi P. V., pasi ky i fundit kishte ushtruar më parë dhunë psikologjike ndaj kunatës së tij.
Shtetasi P. V. u arrestua menjëherë nga specialistët e policisë dhe materialet procedurale u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër për veprime të mëtejshme.