Prokuroria e Elbasanit ka firmosur urdhër-arrestin për Durim Keçin, 40-vjeçarin që dhunoi rojen e shkollës “Qamil Guranjaku” në Elbasan.
Pamjet që u bënë virale në rrjetet sociale dhe që ngjallën reagim, shfaqnin Durim Keçin teksa fillimisht po debatonte me rojen e në oborrin e shkollës.
Më pas ai e ka qëlluar me grusht rojen 70-vjeçar duke e lënë përtokë.
Ky i fundit u çua më pas i gjakosur dhe disa prindër dhe fëmijë i erdhën në ndihmë.
Fillimisht ndaj Keçit filloi një procedim në gjendje të lirë. Por sot Prokuroria ka firmosur urdhër-arrestin për të për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”.