Dhunoi të moshuarën, infermierja: Ajo më sulmoi e para, unë u mbrojta!

0

Është zbardhur dëshmia e infermieres Aurona Pelaj, e cila është arrestuar pas dhunimit të moshuarës në qendrën ku ishte e punësuar.

Infermierja ka deklaruar se ditën që ka ndodhur ngjarja, e moshuara sipas saj e ka sulmuar e para. Ajo thotë se e moshuara kishte probleme mendore dhe se ishte agresive me koleget e saj por edhe banorët e tjerë të qendrës.

Ajo madje thotë se nuk ka ushtruar dhunë e forcë ndaj të moshuarës për të cilën kishte detyrë të kujdesej.

Unë kur kam filluar punën ajo veç ka qenë banore e shtëpisë dhe se nga mjeku është konstatuar se e njëjta ka çrregullime mendore. Në ditën kur ka ndodhur rasti ajo ka qenë shumë agresive dhe kohë pas kohe përjetonte kriza nervoze dhe për këtë e kemi njoftuar doktorin. Atë ditë, e kemi pasur për detyrë që t’ua ndërrojmë pampersat pasi e moshuara (viktima) e kishte kryer nevojën fiziologjike dhe me duart e saj e ka ndotur hapësirën. Unë e kam dëgjuar një zhurme te banjoja dhe kam shkuar që të shikoj. Aty koleget e mija kishin pasur telashe dhe desha të ju ndihmoj. Ajo (viktima e moshuar) më ka sulmuar dhe më ka shkaktuar lëndime në dorë, më ka sulmuar me shqelm e para. Unë nuk kam përdor dhunë e as forcë të madhe përveç me ndalu sulmin e saj ndaj meje. Ajo atë ditë e ka sulmuar edhe një banore tjetër.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu