Dhunuan familjarët, prangosen dy persona në Kamëz

0

Dy persona janë arrestuar këtë të Hënë në Kamëz.

Sipas policisë, ata kanë ushtruar dhunë ndaj familjarëve të tyre.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasit B. D., 57 vjeç, dhe G. D., 25 vjeç, të dy banues në Kamëz, pasi kanë ushtruar dhunë ndaj familjarëve të tyre.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu