Dhunuan policin në Vlorë, arrestohet një person, në kërkim dy të tjerë, mbanin “shootgun” në banesë

0

Një person është arrestuar për ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Vlorë, ku një efektiv i politicë rrugore u paraqit në spital me dëmtime të shumta të shkaktuara si pasojë e dhunës së ushtruar ndaj tij.

Mbrëmjen e djeshme rreth orës 21:00 polici icili ishte në krye të detyrës është konfliktuar me tre persona. Këta të fundit e kanë dhunuar duke e lënë të palgosur në disa pjesë të trupit. Ndërkohë dy persona të tjerë janë shpallur në kërkim.

Pas kërkimeve të bëra në banesat e tyre, janë gjetur armë të tipit “shoot-gun”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu