Dialogu Kosovë-Serbi/ Haradinaj mbërrin në SHBA, zbardhet axhenda

0

KOSOVË- Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Haradinaj ka arritur sot në SHBA ku do të marr pjesë në takimin tradicional të Lutjeve të Mëngjesit, ku marrin pjesë qindra liderë, deputetë e diplomatë nga gjitha vendet e botës, si dhe kongresmenë, senatorë e zyrtarë të lartë të shtetit amerikan.

Udhëtimi i Haradinajt lidhet direkt me dialogun Kosovë-Serbi. Ish-kryeministri i Kosovës pritet të ketë takime të nivelit të lartë. Nga AAK-ja bëhet e ditur se gjatë kësaj vizite, Haradinaj pritet të zhvillojë edhe takime të tjera në Departmentin Amerikan të Shtetit si dhe me kongresmenë e senatorë amerikanë. Haradinaj disa herë në paraqitjet e tij publike ka mbështetur planin franko gjerman, të cilin ai e ka quajtur si plan të SHBA-së dhe NATO-s. Sipas tij, në këtë dokument parashihet edhe njohja e Kosovës nga Serbia./ Express

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu