– Diana Rusinova nga Qendra Europiane për politikat e transportit ka analizuar aksin rrugor në autostradën “Struma”, ku ndodhi aksidenti tragjik prej të cilit mbeten të vdekur 46 persona shqiptarë të Maqedonisë së Veriut.
Rusinova u fokusua në mungesën e sinjalistikës rrugore, mungesën e sistemeve kufizuese dhe mungesën e shenjave. Sipas saj tragjedi të tilla janë të parandalueshme dhe nuk është e drejtë që të ndodhin në një shtet anëtar të Bashkimit Evropian.
Sipas saj, fotot me dron tregojnë qartë se si shoferi tentoi të dilte nga zona dhe të stabilizonte autobusin. Kjo u pasua nga një goditje në parmakë.
Gjatë analizës Rusinova e quajti incidentin “qesharak dhe të papranueshëm” dhe e përshkroi atë si një tragjedi për të dy kombet.
“Sot është në “Struma”, nesër në “Trakia”, ditët e tjera në “Hemus”. Menaxhmenti i sigurisë rrugore padyshim që nuk funksionon. Gjeni një institucion që ta zgjidhë këtë problem. Është e detyrueshme të matet gjendja e shenjave rrugore në këtë pjesë, si dhe disa kilometra mbrapa, për të parë nëse mungesa e sinjalistikës nuk e ngatërroi drejtuesin e mjetit dhe nuk e bëri atë të mos e ndiqte rrugën.”– tha ajo.
“Ka shumë mundësi që tabela për ishullin të ketë munguar ose shoferi nuk e ka parë atë, ose ka rënë në gjumë,”– pranoi ekspertja.
Në fund ajo u shpreh se duhet te kontrollohet edhe ndriçimi në akset rrugore, por gjithsesi për Rusinovën sipas të gjitha gjasave, shoferi ka gabuar.





